E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wulff nen trysni edhe me te madhe pas akuzave te reja

Presidenti gjerman Christian Wulff mbetet nen kritike edhe per arsye te kredise se tij private dhe te kontakteve te tij te ngushta me sipermarres. Pas publikimit te akuzave kreu i shtetit gjerman gjendet nen nje trysni edhe me te madhe. Derisa politikane te koalicionit qeveritar konservator-liberal i dhane atij demonstrativisht mbeshtetje opozita e akuzoi 52-vjecarin se po e pranon te verteten vetem copeza-copeza.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sebastian Edathy

Sebastian Edathy anetar socialdemokrat ne landin e Saksonise se Ulet u shpreh

Problemi qe kam me sjelljen e zotit Wulff eshte qe ai ne njefare mase leshon perdite njoftime publike nepermjet avokateve te tij. Kjo eshte shume e pakenaqshme. Besoj se aktualisht kemi veshtiresine qe zoti Wulff nenvlereson plotesisht permasat e ceshtjes.

Ne fjalimin e tij per krishtlindjet Wulff nuk do tu referohet me asnje fjale akuzave. Ai do te flase per temat e solidaritetit dhe te perbashkesise ne shoqeri si dhe per Evropen. Kete thane pjesemarres qe ishin te pranishem ne regjistrimin e fjalimit. Wulff shprehet gjithashtu kunder racizmit dhe ben thirrje per kozmopolitizem.

Autor dpa E Ajazaj

Redaktoi A Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›