E Diel, 1 Nëntor 2026

Misioni EULEX, Serbia kerkon garanci me shkrim

Serbia kerkon garanci me shkrim per parakushtet qe kane shtruar lidhur me misionin e Bashkimit Europian ne Kosove. Beogradi zyrtar eshte shprehur se do ta pranoje misionin EULEX  te veproje ne territorin e Kosoves, nese ne Keshillin e Sigurimit nuk garantohet neutraliteti i tij.

Presidenti i Serbise Boris Tadic, ne nje deklarate per mediat ka thene se garantimi verbal nga BE-ja, nuk mjafton. “Derisa te mos marrim ne leter garancite nuk do te kete kurrfare marreveshje”, ka thane Tadic duke shtuar se per shtetin e tij ka rendesi respektimi i rezolutes 1244.

Korrespondenti i Top Channel ne Beograd, Idro Seferi njofton se opozita serbe dhe ish-kryeministri Vojisllav Koshtunica kane paralajmeruar se me pranimin e ketij misioni, Kosova po pranohet edhe nga vete Serbia. Por per presidentin Tadic, kushtet qe ofron Beogradi jane pikerisht per te shmangur njohjen.

Serbia ka kerkuar qe Kombet e Bashkuara ta legalizojne misionin europian ne Kosove, por me tri parakushtet per neutralitet lidhur me statusin dhe moszbatimin e planit Ahtisari.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›