E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia kerkon garanci me shkrim per EULEX-in

Serbia kerkon garanci me shkrim per parakushtet qe kane shtruar lidhur me misionin e Bashkimit Europian ne Kosove.

Beogradi zyrtar eshte shprehur se nuk do ta pranoje misionin “Eulex” te veproje ne territorin e Kosoves, nese ne Keshillin e Sigurimit nuk garantohet neutraliteti i tij.

Presidenti i Serbise Boris Tadic, ne nje deklarate per media ka thene se garantimi verbal nga BE-ja, nuk mjafton. “Derisa te mos marrim ne leter garancite nuk do te kete asnje marreveshje”, ka thene Tadic, duke shtuar se per shtetin e tij ka rendesi respektimi i rezolutes 1244.

Opozita serbe dhe ish-kryeministri Vojsllav Koshtunica kane paralajmeruar se me pranimin e ketij misioni, Kosova po pranohet edhe nga vete Serbia.

Por per presidentin Tadic, kushtet qe ofron Beogradi jane pikerisht per te shmangur njohjen.

Serbia ka kerkuar qe Kombet e Bashkuara ta legalizojne misionin evropian ne Kosove, por me tre parakushtet per neutralitet lidhur me statusin dhe moszbatimin e planit “Ahtisari”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›