E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misioni EULEX do të ekshumojë dy varreza masive

Zyrtarë të EULEX-it kanë bërë të ditur se misioni evropian në Kosovë po bëhet gati për ekshumimin e dy varrezave masive, por nuk kanë treguar lokacionin e tyre të saktë.

Zëdhënësja Irina Gudjeleviq ka thënë se janë duke u bërë përgatitjet për ekshumimin e dy, eventualisht, tri varrezave, dhe se punimet do të duhej të nisnin shumë shpejt.

Duke përkujtuar se deri më tash janë bërë 190 operacione në terren, Gudjeleviq ka thënë se pjesëmarrja e ekspertëve të mjekësisë ligjore të EULEX-it do të kufizohen vetëm në këshillim dhe në mbikëqyrje.

Më herët janë përmendur si vende në Kosovë, Serbi e Maqedoni ku dyshohet për varreza masive: Kosharja, Livoçi, Buteli, Medvegja, Peruçaci, Bellaqevci dhe Rudnica.
Andrijevica në Mal të Zi, ku ndërkohë u bënë hulumtime, rezultoi të mos ketë eshtra shqiptarësh, të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Edhe 11 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë nuk dihet ende për fatin e mbi 1800 personave të zhdukur.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›