Eksplorime në Trepçë
Muaj më parë, ndërmarrja Trepça dhe kompania turke, “Karmin-Karadeniz” kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për studimin e deponive të sterileve minerare. Kompania turke ka bërë shpime nëpër këto deponi sterilesh dhe ka marrë mostra të shumta për t’i analizuar në laborator të ndryshëm ndërkombëtarë.
Në kuadrin e këtij bashkëpunimi është edhe ardhja e një grupi ekspertësh të fushës së pasurimit të mineraleve nga Turqia, të cilët këto ditë po qëndrojnë në Uzinën e Pasurimit në Kishnicë. Sipas menaxherit të ndërmarrjes Trepça, Ferat Shala, marrëveshja e bashkëpunimit parasheh studimin e fizibilitetit të sterileve të minierës së Artanës, përcaktimin e përmbajtjes kimike e granulometrike të këtyre mbetjeve minerare etj.
“Ky projekt është në fazën përfundimtare dhe priten të arrijnë analizat nga laboratorët nga Turqia, Afrika e Jugut dhe atij të ndërmarrjes Trepça në Kishnicë”, deklaroi Shala.
Sipas tij, mbi bazën e rezultateve të këtyre analizave, kompania turke, “Karmin-Karadeniz” dhe ndërmarrja “Trepça” do të hartojnë projektin për riciklimin e këtyre mbetjeve, nëse këto plotësojnë parametrat ekonomikë të rentabilitetit.
Në të kundërtën, sipas Shalës, do të bëhen projekte për rehabilitimin e këtyre mbetjeve në përputhje me standardet bashkëkohore të Bashkimit Evropian. Drejtori i minierave të Kishnicës dhe Artanës, Selim Frangu, sqaron se për kryerjen e këtij studimi janë bërë gjithsej 66 shpime të thella me gjatësi të tërësishme 956 metra. Sipas tij, shpimet janë bërë në deponinë e sterilit nr. 1 në Marec, në deponinë e sterilit nr. 2 të Marecit, si dhe në deponinë e Kishnicës, afër lokalitetit të Graçanicës.
“Nga të gjitha këto shpime janë marrë mostra për analiza nga inxhinierët tanë, ndërsa kompania turke do t’i bëjë analizat kimike në disa laboratorë të specializuar ndërkombëtarë”, ka thënë Frangu.
Kompania turke, këto ditë në kuadër të këtij bashkëpunimi, ka zgjeruar aktivitetin edhe në procesin e pasurimit të xehes.