Misioni i FMN në Tiranë për rishikimin e buxhetit
TIRANE- Shefi i misionit të FMN- së Gerwin Bell së bashku me stafin e tij zhvilluan një takim me anëtarët e Komisionit të Ekonomisë për të analizuar gjendjen e buxhetit të shtetit, si dhe për nivelin e borxhit.
Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa nuk kanë qenë të pranishëm deputetët e opozitës, anëtarë të Komisionit të Ekonomisë.
Misioni i FMN-së ndodhet prej disa ditësh në Tiranë dhe të mërkurën pritet të japë rekomandimet sa i përket politikave ekonomike që ka ndërmarrë qeveria, dhe rishikimit të buxhetit.
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar diskutoi gjithashtu dhe për perspektivat ekonomike. NEËS24 raporton se misioni i FMN do të takohet nesër me anëtarët e opozitës në komisionin e Ekonomisë, ndërsa të mërkurën do të largohet nga Shqipëria.
(s.g/BalkanWeb)