E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendet e eurozonës shtyjnë vendimin për Greqinë

LUKSEMBURG- Ministrat e financave të vendeve të eurozonës shtyjnë vendimin lidhur me ndihmën për Greqinë.

Pas një takimi në Luksemburg, ministrat thanë se Athina mund t’i marrë 12 miliardë euro, nga mesi i korrikut, nëse Parlamenti i Greqisë i miraton ligjet kryesore për shpenzime dhe për shitje të pasurisë shtetërore.

Dje, kryeministri George Papandreou, kërkoi nga shtetasit e Greqisë, që t’i ndihmojnë hapat për ulje të shpenzime, për ta evituar “katastrofën”.

Në fjalimin e tij në Parlament, ai kërkoi nga Grekët, që t’i pranojnë rritjen e taksave, që është shumë jopopullore, uljen e shpenzimeve dhe planet e privatizimit.
(s.g/Europaelire/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›