E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Misioni i IAEA nis sot inspektimin në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia

Misioni i IAEA-s nis sot inspektimin në centralin bërthamor të Zaporizhzhia. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka deklaruar se Ukraina pret që delegacioni i IAEA të “paraqesë faktet” në lidhje me shkeljen e të gjitha protokolleve të sigurisë bërthamore, duke shtuar se Rusia vë në rrezik jo vetëm Ukrainën, por të gjithë botën nga një aksident bërthamor.

Një ekip ekspertësh të monitorimit bërthamor të OKB-së u nis në Kiev më 29 gusht dhe sot do të nisin monitorimin e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Lajmi u bë me dije nga Drejtori i IAEA Rafael Grossi i cili njoftoi se një ekip ekspertësh, të cilin ai personalisht e drejton, mbërriti në Kiev të hënën në mbrëmje. Centrali bërthamor është pushtuar nga trupat pushtuese ruse që nga muaji mars, ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë nisi në shkurt.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›