Misioni i PDK-së tash është integrimi evropian

Kryetari i degës së PDK-së në Shtime, Fehmi Mujota bëri hapjen e kuvendit të pestë zgjedhor të kësaj dege, duke thënë se çelësi për fitore të vazhdueshme, ka qenë angazhimet dhe toleranca ndaj të gjithëve, të cilat, bashkë me objektivat që janë vënë për të ardhmen do të sjellin suksese dhe fitore të reja.
Ndërkaq, veprimtari dhe anëtari më i ri i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se Shtimja ka qenë vend i lirisë dhe i fitores dhe beson që kështu do të jetë edhe në të ardhmen.
“Aspekti i dytë, i veçantë, i cili e bënë Shtimen shumë të suksesshme, është momenti se si iu kanë qas zgjedhjes dhe përzgjedhjes nga baza, edhe pse kanë qenë në pushtet pothuajse për 12-13 vite, kanë arritur t’i shkëputen elementit të konservatorizmit që jo rrallëherë e krijon pushteti, duke i bërë njerëzit më të izoluar por kanë arritur të absorbojnë kuadro të reja, ky është një sukses i jashtëzakonshëm dhe nga ky vend mund t’iu drejtohemi qytetarëve të Kosovës se shembulli i Shtimes është shembulli i suksesit dhe fitores”, ka thënë ai.