E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xavi ‘kurorëzon’ Scholesin

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka lavdëruar ikonën e Manchester Unitedit, Paul Scholes duke thënë se ai do të vlerësohej më tepër nëse do të ishte spanjoll.

“Në 15-20 vitet e fundit mesfushori më i mirë dhe më i kompletuar që kam parë është Scholes. Kam biseduar disa herë rreth kësaj edhe me Xabi Alonson. Scholes është futbollist fantastik që posedon të gjitha kualitetet e nevojshme”, deklaroi Xavi për Daily Mail.

“Nëse do të ishte spanjoll do të vlerësohej më tepër. Ai di të shërbejë pasimin e fundit, di të shënojë, është i fuqishëm dhe nuk e humb lehtë topin”, theksoi Xavi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›