“Misioni” i kreut të ri të SPAK, nga Arben Kraja e Dumani tek prokurorët që duan ta drejtojnë

Me çeljen e garës për zgjedhjen e kreut të ri të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, tetëmbëdhjetë prokurorë aktualë kanë mundësinë që të konkurrojnë për marrjen e drejtimit të Prokurorisë së Posaçme.
Zgjedhja e kryeprokurorit të ri nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vendosë emrin e tretë që do të drejtojë këtë strukturë, e cila fokus ka ndjekjen penale dhe hetimin e çështjeve të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Lista me emrat e mëposhtëm i përket kandidatëve të mundshëm, të cilët janë pjesë e SPAK-ut aktualisht dhe kanë mundësinë që të konkurrojnë, ndërsa vetë kreu aktual Altin Dumani nuk mund të përfshihet në garë, pasi nuk ka të drejtë rikandidimi.
- Adnan Xholi
- Anita Jella
- Alfred Shehu
- Behar Dibra
- Bledar Maksuti
- Doloreza Musabelliu
- Dorina Bejko
- Dritan Prençi
- Edvin Kondili
- Elida Kaçkini
- Elvin Gokaj
- Ened Nakuçi
- Enkeleda Millonai
- Klodjan Braho
- Manjola Kajana
- Ols Dado
- Sotir Kllapi
- Vladimir Mara
Kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme do të pasojë Dumanin, i cili u zgjodh si drejtues më 18 dhjetor të vitit 2022. Dumani erdhi pas përfundimit të mandatit të Arben Krajës në dhjetor të vitit 2019, i cili ishte drejtuesi i parë prej krijimit të Prokurorisë së Posaçme.
Pas mbarimit të mandatit, Dumani do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundim të mandatit njësoj si Arben Kraja.
Altin Dumani në tri vite si kreu i SPAK-ut zgjodhi RTSH-në për t’iu përgjigjur pyetjeve që preknin çështje të “nxehta” të institucionit, të cilin ai do e drejtojë deri më 18 dhjetor 2025.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/