E Diel, 1 Nëntor 2026

Misioni nderkombetar i vezhguesve Procesi u dha shqiptareve zgjedhje reale

Zgjedhjet konkurruese, me pjesëmarrje aktive duke respektuar liritë thelbësore, pak progres krahasuar me zgjedhjet e kaluara.  Kjo ka qenë përmbledhtazi panorama e shfaqur nga misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve, i cili gjatë një konference për shtyp dha vlerësimet e tij lidhur me ecurinë e deritanishme të procesit zgjedhor. 
Por nëse vlerësimet për procesin e votimet ishin të pranishme në këtë raport paraprak, deklarata e misionit ishte me nota kritike për pozicionin e klasës politike në procesin zgjedhor. Kjo referuar pikërisht stmosferës së mosbesimit të partive politike, e cila ka njollosur procesin zgjedhor. Shtuar këtu dhe braktisjen e KQZ nga ana e partive të opozitës. 
“Këto kanë qenë zgjedhje substantive, që i kanë dhënë shqiptarëve zgjedhje reale, tani është koha që udhëheqësit politik të dëgjojnë vullnetin e popullit. Zgjedhjet kanë qenë konkurruese dhe me pjesëmarrje aktive duke respektuar liritë thelbësore, megjithatë atmosfera e besimit dhe mosbesimit të partive politike ka njollosur procesin zgjedhor. Votimi ka ecur mirë, por nga disa parregullsi teknike është vonuar në disa zona. Këtu kam të dhëna, 25% e votave është numëruar ka një bllokim në Gjirokastër po e ndjekin të gjithë procesin. KQZ e ka bërë punën e saj pa kuorumin e nevojshëm. Kodi Zgjedhor është përmirësuar, kjo ka përmirësuar kuadrin zgjedhor që është bazë e shëndoshë për zgjedhje demokratike. Kandidatët kanë qenë në një fushatë e posaçme me disa incidente të izoluara. Megjithatë ka pasur akuza nga dy partitë kryesore që kanë tërhequr vëmendjen nga thelbi i çështjes”, u shpreh Bateli.
Por njëkohësisht në këtë dalje të parë për shtyp misioni dha dhe një përcaktim për standartet e këtij procesi zgjedhor.  “Në krahasim me 2009 dhe zgjedhjet vendore, shoh pak progres, një progres të vogël, zgjedhjet ishin të lira dhe për mendimin tim të drejta dhe problemet dhe mangësitë janë të shprehura në deklaratën për shtyp dhe pastaj varet nga autoritet shqiptare dhe populli shqiptar për të parë çfarë do bëhet për përmirësime të mëtejshme. Prania e madhe vëzhguesve kanë ndihmuar në transparencë. Numërimi është vonuar në shumë zona. Vlerësimi përfundimtar do të shihet minuara e numërimit, tabulimit, rezultati dhe si si do administrohen animimet”, u shpreh ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›