PD ne deklarate per shtyp per ecurine e procesit
Partia Demokratike në një dalje publike pasditen e sotme vlerësoi faktin se me vazhdimin e procesit të numërimit të votave vazhdon dhe ngushtimi i diferencës mes dy koalicioneve.
“Ky proces, ashtu si dhe procesi i votimi po vazhdon normalisht dhe duke respektuar Kodin Zgjedhor. Është e rëndësishme të ruhen deri në fund standartet më të larta të këtyre zgjedhjeve.
Në emër të Partisë Demokratike shpreh mirënjohje dhe falenderim për të gjithë numëruesit, komisionerët dhe vëzhguesit për përpjekjet e tyre për një proçes të shpejtë dhe të saktë. I ftoj të numërojnë me durim dhe vendosmëri çdo votë të qytetarëve.
Procesi duhet të vazhdojë normalisht, në çdo qendër votimi dhe asnjë forcë politike nuk duhet ta bllokojë atë, siç është sinjali në disa KZAZ”, vlerësoi ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, gjatë deklaratës për shtyp.