Miss Kosova apo Miss Serbia, kush është më e bukura?
Afërdita Dreshaj, e cila është duke përfaqësuar Kosovën në Miss Univers nëBrazil, në rrjetin e saj social Facebook ka publikuar një foto me Miss Serbinë.
Dy misset, Afërdita Dreshaj dhe Anja Saranoviç, shfaqen duke pozuar në një nga seancat e para fotografike.
Në garë merr pjesë edhe bukuroshja nga Shqipëria, Xhesika Berberi, por mes tyre nuk shihet ndonjë miqësi e afërt (së paku jo deri tani).
Gara e madhe mes bukurosheve të botës, do të mbahet më 12 shtator nëBrazil.