E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stine lidhet me Lil Vlorën

Nga Mehdi Abdullahu më 26 gusht 2011 në ora 10:29

Këngëtari i rrymës R&B, Ernest Duka, i njohur me nofkën Stine, ka konfirmuar për “Express” së është në lidhje me reperen nga Tetova, Vlora Islami, e njohur me emrin artistik si Lil Vlora.

Në fakt edhe më herët ishte përfolur dhe spekuluar për këtë lidhje. Lajmin e ka konfirmuar për Express vetë Stine, i cili ka thënë se zyrtarisht është në lidhje me Lil Vlorën.

“ Patjetër që jam në lidhje më të. Madje këtë do ta bëj publike të shtunën në njërën nga gazetat e Tiranës, ku do kem një intervistë”, ka thënë Stine për Express.

Ndryshe, Stine është i njohur për interpretimin e veçantë në skenën shqiptare. Ai më herët ishte pjesë e grupit ETB57, ndërsa ka një numër bashkëpunimesh më artistë shqiptarë si Anjeza Shahini, Ingrid Gjoni, Tingulli 3nt, Big Basta etj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›