Miss Kosova, ne 3 me te mirat e Universit
Miss Kosova, Marigona Dragusha, ka arritur qe te jete ne peseshen e pare te Miss Universe ne spektaklin qe u mbajt ne Bahamas. Ajo eshte zgjedhur percjellesja e dyte e Miss-it duke mposhtur edhe favoriten nga Australia e cila deri atehere ishte konsideruar favorite per te marre kuroren e Miss Universe. Marigona eshte renditur e treta, nderkaq para saj ka qene edhe Miss Republika Dominikane, kurse bukuroshja nga Venezuela, Stefania Fernandez ka fituar kuroren e Miss Universe 2009. Vajza nga Venezuela, 18 vjecare, ka fituar kuroren e Miss Universe 2009 oret e para te se henes, duke ia dhene per dy vite radhazi vendin e pare ketij vendi, nderkaq ne tere historine e kesaj gare, Venezuela ka fituar gjashte here. Shtathedhura dhe modelja nga Venezuela ka mposhtur edhe favoritet e meparshme te kesaj gara, vajzen nga Australia dhe Republika Dominikane duke u bere fituesja e 58-te me radhe e ketij shou qe u mbaj ne Paradise Island ne Bahame. Percjellesja e pare ishte Mis Republika Dominikane, Ada Aimee de la Cruz, perderisa Miss Kosova, Marigona Dragusha, ishte percjellesja e dyte e misit. Fernandez ka marre kuroren nga vendasja e saj, Dayana Mendoza, e cili fitoj kuroren e Miss Universe 2008. Ngjarja me interesante ishte koha kur dy bukuroshet nga Venezuela jane perqafuar dhe fituesja e vjetme ka vendosur ne koken e Fernandez kuroren e saj. Kjo ishte hera e pare qe dy garuese nga i njejti vend kane fituar kete titull dy vite radhazi. Venezuela eshte e famshme per prodhimin e mbretereshave te bukurise dhe ka me se shumti tituj te bukurive qe kane fituar vendet e tjera. Vendi nga Amerika Jugore ka fituar edhe pese tituj te tjere te Miss Universe, ne vitin 1979, 1981, 1986, 1996 dhe 2008 nderkaq ka fituar edhe pese tituj te Miss Botes. Vetem SHBA ka fituar me shume Miss Universe se Venezuela. Ata kane fituar shtate kurora. Fernandez ishte zgjedhur ne top -peseshen e pare nga 83 garuese te tjera. Pese finalistet e fundit ishin nga Republika Dominikane, Kosova, Australia dhe Porto Riko. Nderkaq, Miss Shqiperia edhe kete vit ka zhgenjyer me perfaqesuesen e saj pasi ajo nuk ka arritur qe te shkoj ne finale te Miss Universe me perfaqesuesen e saj, Hasna Xhukici.