E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laci, i "vjedhur" ne Korce

Ne Korce eshte zhvilluar ndeshja mes dy ekipeve debutuese, Lacit dhe Skenderbeut, e cila perfundoi ne favor te vendasve. Miqte kane qene shume prane arritjes se nje rezultati pozitiv dhe pas ndeshjes jane shprehur te pakenaqur me gjykimin, qe sipas trajnerit Nica, dha disa vendime te padrejta. Lacianet jane larguar te merzitur pas disfates se fundit te Skenderbeut te Korces, pasi fitorja eshte vjedhur ne kohe shtese, kur ata duhet te merrnin te pakten nje barazim. Maho eshte larguar nga loja, ne fund te ndeshjes dhe ne diference numerike Skenderbeu arriti te shenonte golin e fitores. Kontestimet kane qene te kota, ndaj Laci qe eshte forcuar me disa lojtare dhe beri nje paraqitje pozitive, dhe per t'u vleresuar ne Korce do te kerkoje maksimumin e pikeve ne ndeshjen tjeter, perballe debutuesve te Gramozit, ne fushen e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›