“Miss Shqipëria”- Prezanton kalendarin e vitit 2024

Në prag të festave të fund vitit, regjisori dhe producenti Petri Bozo ka prezantuar kalendarin e “Miss Shqipëria 2024”. Për herë të parë këtë vit ky kalendar i është kushtuar bamirësisë dhe kjo nisëm do të vijojë dhe vitet e ardhshme.
“Mendojmë që çdo vit promot e kalanderëve t’ia dedikojmë një çështjeje bamirësie sepse jemi para Krishtlindjeve dhe ku ka më mirë se sa një aktivitet i tillë ti jap një mundësi të dytë për ata që janë në nevojë”, tha Petri Bozo.
Disa nga vajzat pjesëmarrëse në “Miss Shqipëria” janë përzgjedhur për të zbukuruar faqet e kalendarit të vitit 2024 që zakonisht shpërndahet si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Në prezantimin e kalendarit morën pjesë bashkëpunëtorë dhe miq të shumtë të Miss Shqipëria,. Pjesëmarrësit në këtë prezantim, patën mundësinë të rishohin kalendarët e “Miss Shqipëria” ndër vite, me vajzat më të bukura të këtij spektakli.
/RTSH/