E Martë, 3 Nëntor 2026

Rriten blerjet e librave, festat e fundvitit afrojnë lexuesin në libraritë e kryeqytetit

Koha është gjithmonë për librat gjatë muajve tetor dhe nëntor që përkuan me 2 dy ngjarje siç ishte tetori i librit dhe panairi i librit u fol  shumë për librin.

Po ashtu, si asnjëherë tjetër, gjatë muajit të kaluar janë hedhur në qarkullim rreth 400 titujt të rinj, të cilët e kanë vendosur në dilemë zgjedhje lexuesin shqiptar.

Shumica e shtëpive botuese kanë vendosur që prurjet e tyre ti paraqesin tek lexuesi në pak ditë apo javë ndër librat më të shitur këtë periudhë mund të përmendim.

”Vajzat e Jaltës” i shkruar me mjeshtëri dhe i hulumtuar me shumë përpikëri. Është një vepër e jashtëzakonshme që zbulon anën njerëzore e padukshme që qëndron në themelet e politikës…

“Kafsha qe jep shpirt” është ndër punët e fundit të shkrimtarit amerikan Philip Roth Kjo kryevepër përmbledh në mënyrë të përsosur gjithë qasjen pesimiste mbi epokën tonë.

“Pa u ftohur kafeja” është një vepër letrare që të mban të lidhur në çdo faqe me elegancën e saj të thjeshtë dhe thellësinë emocionale. Autori, Toshikazu Kawaguchi, krijon një univers ku koha është si një filxhan kafeje.

Në këtë fillim të muajit dhjetor janë rritur blerjet  për festat e fund vitit pasi njerëzit bëjnë edhe libra dhuratë.

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›