E Martë, 3 Nëntor 2026

Miss Shqipëria 2024, vajzat përfundojnë turin në jugun e Shqipërisë

Miss Shqipwria 2024 ka përfunduar me sukses turin në Jugun e Shqipërisë duke gërshetuar vizitat për promovimin midis pjesës historike e kulturore, turizmit detar atij hotelier i mirëpritur edhe nga banoret e jugut të cilët u mahnitën nga bukuria dhe hijeshia e  25 vajzave finaliste të kurorës së 26 të mbretëreshës së bukurisë shqiptare.

Prej një jave vajzat konkurrente vizituan Vlorën, Dhërmiun, Vunoin, Porto Palermon,  Himarën Sarandën, Finiqin, Tepelenën, për t’u rikthyer në Golem e për t’u fokusuar në Shqipërinë e Mesme, e pikërisht në Peqin ku në Kalanë e Klaudianës, emri i lashte i qytetit, do të mbahet eventi madhështor e më jetëgjatë i bukurisë shqiptare.

Teksa vajzat vizituan kalanë dhe skenën ku do të mbahet finalja e eventit të bukurisë shqiptare.

Tashme gara ka hyrë në fazën e saj finale le të shohim se kush nga 25 konkurrentët do jetë vajza fatlume që do të vendos mbi kokë, kurorën e artë të Miss Shqipëria.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›