E Diel, 1 Nëntor 2026

Misset “tullace” në sfilatën e Afërdita Paqaradës

Missi i parë i Kosovës, bukuroshja Afërdita Paqarada, dy ditë më parë bëri prezantimin e linjës së saj të rrobeve, “Aphrodite Couture” nëpërmjet një sfilate, Fashion Show “Miss”, ku ishin të ftuara shumë modele shqiptare e personalitete tjera publike.

Me moton, “Jeta nuk është e mëndafshtë. Fustanet tona po!” si dhe “Mbijeto. Hijshëm!” Afërdita përveç që ka plasuar linjën e saj, ajo ka pasur edhe një qëllim atë natë, sensibilizimin për diagnostikimin dhe mjekimin në kohë të kancerit tek femrat,sëmundje me të cilën u ballafaqua edhe ajo kohë më parë.

Për tu sensibilizuar me të gjitha gratë që kanë luftuar apo janë në luftë me kancerin, misset shqiptare kanë menduar të bëjnë diçka simbolike në shenjë respekti. Të gjitha nga ato, përfshirë edhe Afërditën janë shfaqur mbrëmë me paruke tullace, duke na lënë  të kuptojmë se si do të dukeshin bukuroshet tona pa flokë.

Diellza Kolgeci , Agnesa Vuthaj , Armina Mevlani, Aurela Hoxha , Suada Sherifaj, Njomza Rozhaja, Françeska Korançe, dhe Donella Lena, kanë qenë vajzat që kanë shkëlqyer në këtë sfilatë ndonëse, “tullace”.

Ndërkaq, dizejnjatorja e re, Afërdita, nëpërmjet një statusi në, Facebook ka falenderuar të gjithë që kanë qenë të pranishëm në promovimin e linjës së saj, “Ahhrodite Couture”.

“Të dashur miq, gjejë rastin e mirë për të falenderuar të gjithë të ftuarit në Fashion show “ Miss “, faleminderit për kohën, vemendjen dhe respektin që na dhuruat”, ka shkruar bukuroshja./Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›