Viti i ri nis sërish me Labin e RTV 21

Tashmë gjithçka po finalizohet për festimet e vitit të ri. Ata që do të rrinë në shtëpi duke parë televizion, do të keni mundësi të shohin spektaklin e Labit në RTV21 i cili si çdo vitë edhe sivjet do të jetë i mbushur me këngë, humor, të ftuar e mbi të gjitha unik.
Pra Labi, përkundër spekulimeve se është shkëputur nga bota e televizionit dhe spektaklit, ai vazhdon të jetë moderator dhe producent në RTV 21.
Nga burime të sakta të indeksonline bëhet e ditur se ai për asnjë moment nuk e ka ndaluar punën, kontributin, idetë dhe kreativitetin e tij në këtë medium.
Për këtë fundvit Labi ka menduar të ftojë 20 këngëtar të cilët bashkë me të do të formojnë numrin 21! Në mesin e këngëtarëve do të jenë, Dafina Zeqiri, Tuna, Nora Istrefi, Zanfina Ismaili, Adrian Gaxha dhe Floriani, Labinot Tahiri, Kaltrina Selimi dhe shume te tjere…
Të gjithë këta këngëtar do t’i shihni në sfida krejtësisht ndryshe nga ajo që i keni parë deri më sot, dhe tashmë gjithçka është në fazën përbyllëse.
Brenda pak ditësh indeksonline eksluzivisht do të jus jellë inserte nga xhirimet, përgatitjet dhe prapaskenat e “Op Labi Party 2013". /Indeksonline/