E Diel, 1 Nëntor 2026

Mister fati i presidentit te Tunizise

Një avion civil i ngritur nga Tunizi e i drejtuar për në Paris, kreu një ulje në Kaljari.

Mendohet se në bordin e avionit ndodhet presidenti i larguar tunizian, Ben Ali i cili mbrëmjen e së premtes braktisi vendin si pasojë e protestave popullore.

Ndërkohë Parisi zyrtar deklaroi se nuk ka kërkesë nga ana e autoriteteve tuniziane për pritjen e presidentit Ben Ali. Presidenti Ben Ali la detyrën pas 23 viteve pushtet.

Në postin e presidentit, në kundërshtim me kushtetutën vendase u vetëshpall kryeministri tunizian i cili njoftoi se do të punojë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›