Al Jaazira Ben Ali ne Arabine Saudite
Televizioni arab, Al Jaazira njoftoi se presidenti tunizian, Ben Ali ka udhëtuar drejt qytetit të Jedas në Arabinë Saudite.
Ndërkohë, autoritetet italiane njoftuan se në bordin e avionit të ulur në Kaljari me destinacion Parisin, ndodheshin vetëm 3 persona, piloti, stjuardesa dhe 1 person tjetër.
Fillimisht u mendua se në avionin e nisur nga Tunizi për në Paris, i cili u ul më pas në Kaljari, ndodhej presidenti tunizian.
Ben Ali u tërhoq nga pushteti pas protestave të dhunshme që përfshinë vendit që pas datës 17 dhjetor të vitit të kaluar.