E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Projektrezoluta serbe e papranueshme

09/09/2010Diplomacia shqiptare kerkon mbeshtetje per pavaresine e Kosoves

Shefi i diplomacise takon ambasadoret e vendeve te Konferences Islamike

Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Ilir Meta u ka kerkuar ambasadoreve ne OKB te vendeve anetare te te Organizates se Konferences Islamike OKI te mos mbeshtesin projektrezoluten e Serbise mbi pavaresine e Kosoves. Per ministrin e Jashtem shqiptar teksti i propozuar nga Beogradi zyrtar eshte i papranueshem pasi ai eshte konfliktual ndares dhe i demshem. Ai perfaqeson nje kthim prapa lidhur me te gjitha kontributet e rendesishme dhe thelbesore te deritanishme duke perfshire dhe ato te OIK-se per te ndihmuar qytetaret e Kosoves te jetojne ne paqe dhe harmoni ndermjet tyre dhe me fqinjet e vet theksoi ministri i Jashtem Ilir Meta. Gjate nje takimi te organizuar dje ne Nju-Jork me kerkese te ministrit Meta pala shqiptare ka paraqitur realitetin e ri te krijuar ne rajon pas shpalljes se pavaresise por sidomos pas publikimit te mendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise mbi ligjshmerine e statusit te ri te Kosoves. GJND-ja arriti me terma te qarta ne perfundimin se shpallja e pavaresise nga ana e Kosoves nuk cenon te drejten nderkombetare. Ky perben nje fakt jashtezakonisht te rendesishem pasi duke vepruar keshtu Gjykata vleresoi se nisur nga sfondi i saj i gjate dhe unikal historik Kosova perben nje rast te vecante dhe se ajo nuk mund te perdoret si model per zgjidhjen e konflikteve ne pjese te tjera te botes. Rasti i Kosoves nuk eshte dhe nuk mund te jete precedent dhe as nuk mund te perdoret si i tille ka deklaruar Meta. Shefi i diplomacise shqiptare duke iu referuar projektrezolutes se propozuar nga Serbia tha se kete dokument ironikisht dhe paradoksalisht e ka propozuar pikerisht vendi i cili kerkoi Opinionin Keshillimor te GJND-se.

Serbet ndryshojne rezoluten

Qeveria e Serbise ka ndryshuar projektrezoluten qe do te paraqese per votimin gjate mbledhjes se Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Ndryshimi i dokumentit u arrit pas negociatave te Presidentit serb Boris Tadic me kryediplomaten e Bashkimit Evropian Ketrin Eshton ne Bruksel. Sipas qeverise serbe projektrezoluta ben thirrje per dialog Beograd-Prishtine ku vetem permes bisedimeve mund te gjendet zgjidhje e pranueshme per te dyja palet lidhur me ceshtjen e Kosoves.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›