E Diel, 1 Nëntor 2026

Misteri eksportet shqiptarene Nigeri 1.34 mld USD

Shqiptarja.com zbulon nje skandal pas te cilit mund te fshihet nje mega afere e pastrimit te parave ose nje tregti e dyshimte armesh te cilen Shqiperia mund ta kete kryer e vetme ose ne bashkepunim me ndonje shtet apo biznes te huaj.

Ne dokumentet zyrtare te statistikave te shtetit te Nigerise per vitin 2009 del se nga Shqiperia ne kete vend jane eksportuar mallra me vlere te konvertuar ne totalin e pabesueshem 201.9 miliarde naira ose 1 miliard e 346 milione dollareve por kjo shifer nuk gjen pasqyrim sic do te ishte normale ne bilancet zyrtare te pales shqiptare.

Kete levizje kaq te madhe tregtare nuk e raportojne as Instituti yne i Statistikave as Drejtoria e Pergjithshme e Doganave dhe as Banka e Shqiperise. Ne regjistrat zyrtare te vendit tone per 2009-en thuhet qe i gjithe eksporti ka qene i barabarte me nje vlere te konvertuar ne 1 miliard e 88 milione dollare amerikane pra me i vogel se e gjithe shifra qe raportohet ne Nigeri. Vendi drejt te cilit ka shkuar pjesa me e madhe e eksporteve shqiptare ate vit si dhe ne vitet e tjere ka qene Italia me 640 milione dollar amerikane mall duke zene rreth 60 per qind te tyre ne total. Ne drejtim te Afrikes permenden Egjipti e Maroku si dhe vende te tjera por gjithe-gjithe fjala eshte per shifra te paperfillshme.

Nigeria nuk raportohet asgjekundi ne vendet drejt te cileve eshte eksportuar ne asnje nga vitet per te cilat mbahen statistika nga institucionet
e shtetit shqiptar. Kuptohet lehte se per nje sukses te tille te eksporteve shqiptare i pari do te kishte qene kryeministri Berisha qe do ta kishte shpallur e pershendetur ashtu sikurse nuk harron te permende cdo muaj rritjen e eksportit me 60 per qind krahasuar me nje vit me pare. Kete shifer nuk e gjejme ne raportet e UNCTAD-it Konferenca e Organizates se Kombeve te Bashkuara per Tregtine dhe Zhvillimin as ne ato te WTO Organizata Boterore e Tregtise ne te cilat raportohet shifra e eksportit nga Shqiperia e marre nga INSTAT-i.

Shifra e nje eksporti gjigant por fantazem raportohet pra vetem nga statistikat e shtetit te Nigerise. Ketyre iu referohen studjues te ketij vendi apo edhe organizma e institucione qe merren me vezhgimin e tregtise nderkombetare ne sherbim te bizneseve te medha shumekombeshe. Kete mund ta gjejme te pasqyruar ne raportet e Intercontinental Bank te Anglise psh ose ne gazeten nigeriane Vanguard ose sajtin online all.africa.com psh sa per te cituar disa prej tyre. Perpjekjet e Shqiptarja.com per te komunikuar me internet apo linje telefonike me drejtues te statistikave te shtetit afrikan deri tani nuk kane patur sukses dhe kane marre vetem nje no comment te thate si pergjigje.

Ceshtja tingellon si shume e dyshimte dheeshte e cuditshme se si nuk ka rene me pare ne sy te medias apo vezhguesve te huaj duke qene se fjala eshte per statistika qe jane publikuar ne mes te vitit 2010. Keto statistika nigeriane thone se nga Shqiperia drejt ketij vendi kane ardhur mallra te paspecifikuara ne masen 201.9 miliarde naira nigeriane valuta kombetare. Duke e marre kursin mesatar te kembimit per vitin 2009 150 naira per nje dollar del se vendi yne duhet te kete arritur rekordin e te gjitha koherave duke eksportuar ne Nigeri 1.34 miliarde dollare. Me kete shifer Shqiperia ne menyre te papritur ne vitin 2009 ka dale ne vend te dyte per vendet e huaja nga te cilat ka importuar Nigeria me 11.3 per qind te totalit te importeve te ketij vendi. Vendi i pare ka qene Kina e cila ka zene 17 per qind te importeve nigeriane me 309 miliarde naira ose 2 miliarde dollar. Por Kina sipas statistikave te Organizates Boterore te Tregtise rezulton te jete vendi me i madh eksportues i botes ne vitin 2009 me 1.2 trilione dollare eksporte. Gjate ketij viti eksporti shqiptar drejt gjithe botes sipas INSTAT- it ka qene 1 miliard e 88 milione USD pra me i vogel se sa pretendohet te jete eksporti drejt nje vendi te vetem afrikan.

Hije armesh dhe pastrim parash me Nigerine

Sipas perkufizimit shkencor eksportet perfaqe sojne vleren e gjithe mallrave/sherbimeve te shitura/kryera jashte vendit ndersa importet perfaqesojne vleren e gjithe mallrave/sherbimeve te blera/kryera nga vendet e tjera. Ne kete kuader eksporti drejt nje vendi perfshin edhe sherbimet bankare apo turistike. Keto te fundit ne marredhenie me Nigerine eshte e qarte per kedo qe jane zero atehere mundesite per eksportin fantazem qe pasqyrohet ne statistikat nigeriane por nuk ekzistojne ne ato te shtetit shqiptar jane dy pastrimi i parave ose tregtia e materialeve te mbuluara me sekret qe mund te jene arme municione ose objekte me vlere te madhe si ari etj.

Ne statistikat shteterore te Byrose Kombetare te Nigerise vihet ne dukje se importet gjate vitit 2009 perbeheshin ne masen 30 per qind te totalit nga makineri e pajisje te ndjekura nga automjete avione e pjese te tyre ne masen 16.5 per qind. Vendi ka importuar gjithashtu metale dhe mallra me perberje metalesh 10.7 e totalit produkte te industrise kimike 9.1 dhe sende plastike 9. Nuk jepen hollesi te metejshme lidhur me nengrupe te mallrave te siperpermendura por importet nga Shqiperia futen ne importet e mallrave duke mos permendur sherbimet. Shqiperia duke u renditur menjehere pas Kines ia ka kaluar edhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes te cilat kane mundur te eksportojne ne Nigeri gjate ketij viti 134.1 miliarde naira mall ose me pak se 900 milione dollare. Ne rast se fjala eshte per ndonje transferte armatimesh shpresojme qe nje gje e tille te kete patur OK nga NATO megjithate ne statistikat zyrtarete Doganave shqiptare ka nje ze te vecante per eksportin dhe importin e armeve dhe municioneve luftarake dhe nje gje e tille duhej te raportohej me perjashtim te rastit kur gjithcka mbulohet me sekretin ushtarak te Aleances.

Por ekziston edhe mundesia e nje pastrimi parash ne masenme se 1 miliarde dollare qe duhet te jete mbuluar ne formen e hyrjes se nje sasie shume te madhe malli nga Shqiperia per tu avulluar me pas. Operacione te tilla kane ndodhur ne te kaluaren dhe vende te tilla me ekonomi qe nuk u binden te gjitha rregullave perendimore si Nigeria jane oaze te preferuara te atyre qe pastrojne para. Sidoqofte u mbetet autoriteteve shqiptare te sqarojne se cfare ka ngjare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›