E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misteri i burrit në internet-kafeKush e thirri atë natë Julianin?

Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ Eksperti kriminalistik ne A1 REPORT Shiu ndërpret kërkimet për trupin e 11-vjeçarit Prokuroria e Elbasanit: Duam staf për dosjen e Prrenjasit Berisha: Ndëshkim pedofilëve deri në sterilizimin kimik PS: Drejtësia vepron tepër vonë TIRANË - Misteri i personit që thirri Julian Çelën pasditen e 30 nëntorit në internet kafenë pranë lagjes së tij në Laprakë, mbetet ende i pazbardhur.

Pronarja e qendrës së internetit, ku u pa për herë të fundit Juliani, deklaron se nuk ka njohur Prenjasin atë pasdite, ndërsa hetimet ende vazhdojnë për ngjarjen e cila ka shokuar opinionin publik pas dëshmisë tronditëse të pedofilit 45-vjeçar për vrasjen e 11-vjeçarit, ditën që e rrëmbeu.

Ndërkohë që Ardian Prenjasi ka pranuar në dëshminë e tij autorësinë e vrasjes së vogëlushit Julian Çela, mbetet I panjohur personi që e thirri pasditen e 30 nëntorit, Julianin, në internet kafenë e lagjes së tij në Laprakë.

Juliani u thirr të dilte nga internet kafeja nga një i rritur dhe prej asaj pasdite u zhduk.

Gjatë një interviste dhënë për televizionin “A1 Report!”, disa ditë pas zhdukjes së Julianit, pronarja e internetit pati deklaruar se kishte parë dikë ta thërriste vogëlushin, por nuk kishte mundur ta identifikonte atë.

Sot pronarja e internet kafesë, znj. Zana, ku Juliani u pa për herë të fundit, deklaroi se përjashton të ketë qenë Ardian Prenjasi, personi që më 30 nëntor u largua së bashku me Julianin.

“Unë e kam parë në televizor”, -thotë pronarja e internetit gjatë një bisede me gazetarin e televizionit “A1 Report”, -por nuk më ngjan me njeriun që thirri Juljanin”.

Ja biseda e zhvilluar ndërmjet pronares së internet – kafesë me gazetarin e “A1Report!”:

Mësohet se tre ditë më parë, dikush tentoi t’i vërë flakën internet-kafesë, veprim që policia e neutralizoi në kohë, të lidhur me motive banale që nuk kanë lidhje me rastin e humbjes së Julian Çelës.

Ndërkaq, sot nuk janë zhvilluar kërkime në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë, aty ku Prenjasi tha se kishte hedhur trupin e Julianit pasi e kish mbështjellë me batanije. Shkak është bërë moti me shi, i cili i vështirësonte kërkimet.

Redaksia online
Shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›