E Diel, 1 Nëntor 2026

Misteri i sheshit Skënderbej, asfalt mbi miliona Euro?

Në sheshin Skënderbej në Tiranë po zbatohet një plan provizor. Sheshi po shtrohet me asfalt, e madje po mbillet edhe me pemë, rrape e palma, të cilat nuk kanë aspak një jetëgjatësi provizore. Ekspertë tëurbanistikëst thonë se nga devijimi i projektit të parë dhe punimet provizore, shkojnë dëm 4 milion Euro. Por më e keqja janë hamendësimet se sheshi do të ketë përfundimisht këtë pamje, që do të thotë pa shatërvan.   

Tiranë  – Sheshi Skëndërbej së shpejti do të  hapët për qarkullimin e automjeteve, gjë  e cila po pritet me padurim nga të  gjithë  qytetarët, për shkak të  trafikut të  kufizuar. Tashmë  është  bërë e qartë  se projekti i nisur nga administrata e Ramës, i cili parashikonte një  shesh për këmbësorët dhe pa makina, nuk do të  zbatohet nga administrata e Bashës. Sipas një  burimi brenda stafit zbatues të  projektit, për të  gjitha punimet e nëntokës që u përmbyllën, u shpenzuan rreth 4.5 milion euro. Ndërkohë  500 mijë euro u shpenzuan për konkursin ndërkombëtar dhe studion fituese që paraqiti projektin.

Ndërsa pritej që të niste faza e dytë e projektit mbi tokë, ku ishin parashikuar të  shpenzoheshin 5 milion euro, dhënë  nga qeveria e Kuvajtit, posaçërisht për rikonstruksionin e sheshit Skëndërbej.

Ajo çfarë  bëjnë  me dije drejtuesit e rinj, është  se kanë  nisur punimet për të  asfaltuar dhe gjelbëruar sheshin provizorisht. Ndonëse u kerkua disa herë, askush nuk na informon se sa do të  kushtojnë  këto punime, sa do të  jetë  koha provizore pasi projekti nuk është  bërë  publik  për qytetarët.

Ndonëse shpenzimet nuk bëhen transparente, llogaritë  e përafërta të  urbanistëve flasin për rreth 2 milion euro të  shpenzuara për asfaltin, gjelbërimin, ndriçimin apo dhe mbjelljen e pemëve. Vetëm nga punimet që  po kryhen aktualisht  në  sheshin Skëndërbej, përllogariten edhe 2 milion euro të  shkuara dëm nga punimet e nëntokës, një  pjesë  e të  cilave janë  dëmtuar dhe një  pjesë  tjetër kanë  dalë  jashtë  funksionit, siç janë : dhoma teknike me vlere rreth 1 milion euro, linjat  e

shatërvanit apo kanalizimet që  do të  grumbullonin ujërat e shirave për tu ricikluar në  shatërvan. Me punimet që  po kryhen tani, sheshi i kryeqytetit shqiptar nuk ka më  shatërvan.

Deri më  tani llogariten 4 milion euro të  shkuara dëm në  sheshin Skë ndërbej, vetëm për ndërrimit të  administratave. Burime brenda bashkisë  së  Tiranës thonë  se këto punime që  po kryhen do të  shërbejnë  për një  periudhë  tre vjeçare, deri në  realizimin e një  studimi, që  përfshin bashkë  me sheshin edhe zgjatimin e bulevardit Zogu i Parë  përtej stacionit të  trenit. Mësohet se shuma prej 5 milion euro dhënë  nga qeveria e Kuvajtit, për të  cilën është  garant qeveria shqiptare, do të  përdoret pikërisht për këtë  qëllim.

Në  marrë veshjen e nënshkruar nga emri i Kuvajtit dhe Këshillli i Ministrave të  Republikës së  Shqipërisë , firmosur nga ministri i financave Ridvan Bode, thuhet se qeveria shqiptare ka si detyrë   të  mundësojë   proçedurat, praktikat dhe mundësimin e kushteve  për implementimin e projektit.

Në  një  tjetër pikë  është  rënë  dakord përjashtimi i këtij projekti  nga të  gjitha llojet e taksave  direkte dhe indirekte, përfshire ato doganore që  zbatohen në  Republiken e Shqipërisë . Në  marrëveshjen e firmosur nga të  dy palet thuhet se çdo pale që  kërkon ndryshimin e marrëveshjes  gjatë  fazës së  projektit me konsensus të  përbashkët të

Marrë nga Top Channel

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ndryshimi i projektit për sheshin, Kuvajti e mbështet
  2. Qeveria gjermane gjen 55 miliardë euro të harruara
  3. Qeni që hëngri 7 mije euro.. në diamante.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›