E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovica Veriore, edhe me Kuvend të Përkohshëm

Pas Zyrës Administrative për Mitrovicën e Veriut, qeveria e Kosovës do të konsolidojë aty edhe një Kuvend të Përkohshëm. Kjo strukturë e ngjashme me asamblenë nuk do të marrë emërtimin kuvend për shkak të refuzimit të menjëhershëm që mund ti japin serbët kësaj strukture, që do të ishte urë lidhëse me qeverinë e Kosovës. Serbët ndërkohë vazhdojnë të mbajnë lidhje me qeverinë në Beograd që të mos e njohin qeverinë e Prishtinës. Sipas Koha Ditore, përgatitjet për formimin e kuvendit dhe këshillit të tij kanë nisur tashmë. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë ka shpallur aktualisht një konkurs për zyrtarë mbështetës të Kuvendit të Përkohshëm, të cilët do të ndihmojnë udhëheqjen e Kuvendit në hartimin e dokumenteve dhe në çështje të tjera administrative që lidhen me rendin e ditës të propozuar për çdo seancë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›