E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikoliç: Do të ndërpresim rrugën në BE, po na vunë kusht Kosovën

Presidenti i ri serb, Tomisllav Nikoliç, gjatë takimit të tij zyrtar me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, tha se Serbia nuk ka ndërmend të njohë Kosovën si shtet të pavarur. Ne nuk mund ta njohim Kosovën, edhe me kushtin e ndërprerjes së negociatave me Bashkimin Europian. Megjithatë, unë nuk kam dëgjuar se duhet të njohim Kosovën, para se ti bashkohemi BE-së, tha ai, sipas agjencisë DPA. Putin nga ana e tij tha se do të vazhdojë të mbështesë qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës. Presidenti rus ka premtuar një kredi prej 800 milionë dollarësh për Serbinë. Ne e shohim Serbinë jo vetëm si partner tonin tradicional dhe shumë të rëndësishëm në Ballkan, por i konsiderojmë serbët si vëllezërit tanë shpirtërorë, tha Putin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›