E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovice arrestohen dy serbe per sulme ne qendrat e votimit

Mitrovice 12 dhjetor NOA - Dy persona serbe te cilet dyshohet se kane sulmuar qendrat e votimit ne veri te Kosoves jane arrestuar nga policia e Kosoves.

Arrestimin e dy personave e ka konfirmuar edhe policia ne Mitrovice. Zedhenesi Besim Hoti ne lidhje ke kete ka theksuar se dy persona qe dyshohet te kene sulmuar me mjete piroteknike jane arrestuar nga policia.

Sulmi i pare eshte kryer ne qendren mobile ne fshatin Banov te komunes se Zvecanit ku nga mali persona kane hedhur mjetepiroteknike ne drejtim te qendres mobile.

Ndersa qe sulmi i dyte po thuajse identik ka ndodhur ne fshatin Jashevik te Zubin Potokut duke sulmuar me mjete piroteknike qendren mobile te votimit.

a.k/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›