E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia konfirmon tri incidente gjate zgjedhjeve ne Kosove

Prishtine 12 dhjetor NOA - Policia e Kosoves ka regjistruar te pakten tri incidente qe kane te bejne me zgjedhjet e sotme parlamentare deri ne oren 1400.

Zedhenesi i Policise se Kosoves Baki Kelani tha se rasti i pare ka ndodhur gjate nates se mbremshme ne Zubin Potok ku eshte sulmuar me arme zjarri Zyra Nderlidhese e Monitorimit e cila funksionon ne kuader te KFOR-it.

Kelani shtoi se pervec demeve materiale ne vendin e ngjarjes eshte vendosur edhe nje leter kercenuese nga sic tha ai nje organizate terroriste serbe ne te cilen behet thirrje te mos dilet ne votime si dhe kercenohen zyrtaret policore.

Ne Biti te Shteprces ka ndodhur nje sulm fizik ku eshte rrahur nje vezhgues i Partise Social-Demokrate Serbe nga nje person i komunitetit serb.

Mediat kosovare njoftojne se sulmuesi eshte kryetari i komunes se Shterpces por Kelani nuk e konfirmoi nje gje te tille.

Nderkohe pese persona jane shoqeruar per ne polici per shkak te prishjes se rendit dhe qetesise publike.

Ata sipas Kelanit jane rrahur mes vete ne fshatin Pomorc te Malisheves perkatesisht ne vendvotimin nr 3013.

Ai tha se behet fjale per qytetare te Kosoves por nuk ka saktesuar nese ata ishin zyrtare te zgjedhjeve apo votues.

Kelani tha se procesi i votimit po vazhdon me rregull ne kete qender votimi.

NOA/RFE

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›