Mitrovice misteret e vrasjes se shqiptarit

Ngjarja e rende ndodhi te marten rreth ores 2200 ne lokalin te cilin viktima e kishte marre me qera nga nje polic serb per te punuar gjate muajit te Ramazanit.
Hakif Mehmeti eshte emer i njohur si per autoritetet policore sepse disa here ka qene i perfshire ne konfliktet nderetnike mes shqiptareve dhe serbeve.
Ai njihet edhe nga gazetaret sepse bashkepunonte me ta ne lidhje me problemet ne veri ndersa personalisht mbante nje kamera me te cilen xhironte te gjitha ngjarjet ne pjesen problematike te Mitrovices.
Familja e te ndjerit eshte zhvendosur ne jug te qytetit per te pritur ngushellime. Se fundmi sipas familjareve Hakif Mehmeti ka punuar ne mbledhjen e dokumenteve te pronave te shqiptareve te debuar nga Kodra e Minatoreve pasi kishte degjuar se qeveria do te rindertonte shtepite ne kete lagje veriore.
Ai dy muajt e fundit u mundua te mbledhe fakte per rindertim te shtepive. Ai ka biseduar me familjare te te demtuarve mes te cileve jam edhe une. Kjo ia hengri koken tregon Shefik Mehmeti i aferm i viktimes.
Policia zyrtarisht thote se nuk i di motivet e ngjarjes dhe as vrasesin. Burime zyrtare te policise konfirmuan ne kushte anonimati se i dyshuari kryesor i perfshire ne kete ngjarje eshte pikerisht pjesetari serb i policise se Kosoves i cili pas plagosjes e kishte derguar viktimen ne spital.
Kjo nuk eshte konfirmuar nga hetuesia per mungese faktesh. Por per rastesi policia gjate bastisjes se shtepise se policit serb me qellim zbardhjen e vrasjes ka gjetur dokumente qe deshmojne se ky polic eshte edhe pjesetar i MUP-it serb.
Rrjedhimisht polici serb eshte pezulluar nga puna por pavaresisht dyshimeve ai nuk eshte ndaluar.
Menjehere pas incidentit nuk kemi pasur nje reagim ne forme proteste por kjo nuk do te thote se nuk nxit nje reagim te banoreve aty. PK do te jete gjithmone prane banoreve deklaron Besim Hoti zedhenes i Policise se Kosoves.
Pjese e provave te policise per zbardhjen e kesaj ngjarjeje eshte nje makine e cila u gjet e djegur pasditen e se merkures ne fshatin Kremeshtak te komunes se Zvecanit.
Dyshohet se pikerisht me kete makine jane larguar nga vendi i ngjarjes personat te cilet qelluan me tre plumba mbi te riun Hakif Mehmeti.