Mitrovice molotov makines se EULEX

Një automjet zyrtar, me shenja të dukshme të EULEX-it, është sulmuar me gurë dhe bomba molotov në veri të Mitrovicës. Në një komunikatë të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnatës.
Sipas deklaratës për shtyp, zyrtarët e EULEX-it po lëviznin në rrugën “Mbreti Petër”, kur një grup personash të panjohur e të maskuar kanë hedhur gurë, mjete të forta dhe shishe xhami me përzierje molotovi mbi makinën e tyre. Zyrtarët e misionit evropian janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë raportuar lidhur me incidentin. Nga sulmet në automjetin zyrtar të EULEX-it janë regjistruar dëme materiale, ndërsa nuk është raportuar për lëndime të oficerëve. Një makinë tjetër e EULEX-it ishte sulmuar dje në orët e pasdites në fshatin Rudare të Zveçanit, si shenjë revolte e një grupi të qytetarëve pas arrestimit të dy personave. / Top Channel