E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovice perleshje me thika

Një person ka humbur jetën në përleshje mes disa personave dhe dy të tjerë janë plagpsur me thika në orët e vona të natës mes së hënës dhe së martës, në rrugën “Ahmet Selaci” në Mitrovicë.

Sipas policisë, pas therrjes me thikë, palët janë munduar të largohen nga vendi i ngjarjes me një automjet, ndërsa kanë shkaktuar edhe një aksident trafiku duke u përplasur në njërin nga semaforët e qytetit në udhëkryqin e rrugës “Shemsi Ahmeti”.

Policia e Kosovës është informuar lidhur me rastin përmes njoftimit nga personeli i spitalit të Mitrovicës, të cilët kanë njoftuar për prezencë të tre personave të moshës nga 18 në 27 vjeç, me lëndime trupore, të Veriu i KosovësKosovë, rriten patrullimet në veri Borchardt viziton MitrovicënMitrovica kërkon siguri shkaktuara me mjete të mprehta.

Dy nga tre të lënduarit janë dërguar në QKUK të Prishtinës, në repartin e kirurgjisë torakale, për shkak të lëndimeve të rënda të shkaktuara kryesisht në pjesën e parme të gjoksit, ndërsa i lënduari i tretë, është trajtuar në repartin e emergjencës në Mitrovicë, me plagë të lehta në dorë.

Rreth orës 02:10 minuta, Policia e Kosovës ka pranuar konfirmimin nga QKUK për vdekjen e shtetasit me iniciale F.M, rreth 23 vjeç.

Hetuesit policorë të drejtorisë rajonale të hetimeve në Mitrovicë së bashku me teknikët e kriminalistikës, nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe inicimin e proçedurave të rastit të vrasjes.

Së paku, një armë e ftohtë, thikë, është sekuestruar si pjesë e provave materiale, që besohet se është përdorur nga njëra palë, ndërsa do të ndiqen proçedurat e mëtejshme ekzaminuese laboratorike.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit publik, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion. Hetuesit policorë janë duke punuar në identifikimin e rrethanave të plota të rastit të kualifikuar si “vrasje” në bazë të nenit 178 të Kodit Penal të Kosovës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›