Fuga rikthehet me "Zero Euro"

Reperi nga Kosova, Ardian Kurtolli i njohur si Fuga, së shpejti do të publikojë një projekt të ri muzikor.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim me Andy Gramm, kënga me titull "Zero Euro", realizuar nga "Threedots Production".
Më herët, Fuga ka arritur sukses në hapesirat shqiptare me bashkëpunimin me Elvana Gjatën në këngën "Mamani nejën", ndërsa dueti me Flori Mumajesin në "Making of" ishte nominuar për çmimet "Balkan Music Awards". /Indeksonline/