E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, serbët përkujtojnë trazirat e marsit

Rreth 100 serbë nga veriu i Mitrovicës përkujtuan sot gjashtëvjetorin e trazirave të marsit, nëpërmjet një tubimi që ata e quajtën "marshi i qetë".
Fillimisht tubuesit kanë vendosur kurora lulesh dhe kanë ndezur qirinj para lapidarit të ngritur afër urës kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për këtë rajon, Besim Hoti, serbët janë grumbulluar në rrugën "Mbreti Petër" prej nga kanë filluar marshin e tyre në këmbë nga ura kryesore në drejtim të rrugës "Kolashini".
Ura kryesore mbi lumin Ibër dhe rruga kryesore ku është mbajtur ky tubim, ka qenë e kufizuar për qarkullim të rregullt të trafikut, kur të tubuarit janë shpërndarë, ndërsa të gjitha njësitet policore të angazhuara rreth këtij tubimi i janë kthyer detyrave normale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›