E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, 3 në pranga për rrëmbimin e 5-vjeçarit

Policia spanjolle ka arrestuar dy shtetas pakistanezë dhe një grua rumune, në lidhje me kërkesën për shpërblim me kusht lirimin e vogëlushit britanik Sahil Saeed. Sahil, 5 vjeç u rrëmbye nga shtëpia e gjyshes së tij me 3 mars ne Pakistan dhe u lirua 13 ditë më vonë.
Mediat ndërkombëtare, të cilat iu referohen autoriteteve policore spanjolle, bëjnë të ditur se arrestimet u kryen në Tarragona dhe se hetimet mbi çështjen vazhdojnë.
Kthimi i Sahil në Britani është organizuar nga Komisioni i larte i Mbretërisë së Bashkuar në Pakistan.
Vogëlushi u rrëmbye kur nje grup personash hynë me forcë në shtëpinë e gjyshes së tij, ku po kalonte pushimet bashkë me familjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›