E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, tre serbë sulmojnë policinë me shishe

Tre serbë kanë sulmuar policinë e Kosovës me shishe, ndërkohë bëhet e ditur se të dyshuarit janë arrestuar me akuzën e prishjes së rendit dhe qetësisë publike.
 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30min, të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Agim Hajrizi”, ndërsa tre të dyshuarit të përkatësisë etnike serbe nën ndikimin e alkoolit, të cilët kishin kaluar urën kryesore nga veriu në jug të Mitrovicës, së bashku me një grup tjetër janë ndaluar nga policia për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.
 

“Patrulla policore ka ndaluar grupin e personave pranë urës kryesore në Mitrovicë, ndërsa të paktën katër persona janë larguar me vrap në drejtim të veriut pas kërkesës së policisë për kontroll, ndërsa tre të tjerë të cilët mbanin një shishe në dorë, pas kontaktit të parë rezistues ndaj policisë, kanë hedhur shishen në drejtim të policëve”, thuhet në deklaratë ndërsa shtohet se njëri nga policët është goditur në këmbë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›