Fier, fluks në pediatri, qytetarët ankohen për mungesë shtretërish
Më shumë se 90 fëmijë, brenda një dite kanë kërkuar ndërhyrjen e mjekut për shkak të komplikacioneve shëndetëore. Sipas dhënave në pediatrine e Fierit, në të shumtën e rasteve, fëmijët jan paraqitur me simptomat e virozave gripale dhe infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes..Të prekurit janë fëmijë të moshës nga 1 deri 13 vjeç. Po përveç shqetësimit se fëmijët janë të sëmurë, prindërit ankohen se në pediatinë e Fierit nuk ka as kushtet më minimale. Sipas prindërve edhe shtretërit janë të pakët dhe shumë prej fëmijëve janë detyruar të lënë spitalin për tu kuruar në shtëpi për shkak të mungesës së shtretërve.
Mungesa e kushteve higjeno-sanitare por në anën tjetër edhe shtretërit është pranuar edhe nga mjekët por nuk pranojnë ta thonë këtë fakt përpara kamerave. Sipas bluzave të bardha, mund të kryhet rreth 100 vizita në ditë por një pjesë e madhe e fëmijëve marrin vetëm mjekimin ambulator dhe rikthehen në shtëpi për shkak se në urgjencën e pediatrisë nuk ka shtretër të mjaftueshëm. Urgjenca mbipopullohet sidomos në këtë stinë ku ka dhe një fluks të të sëmurëve që i drejtohen spitalit të qytetit.