E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, vritet një pjesëtar i EULEX-it

Një automjet i EULEX-it është sulmuar me armë zjarri në veri të Mitrovicës dhe për pasojë ka vdekur një pjesëtar i saj.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se pjesëtari i EULEX-it me inicialet A.S nga Lituania ka vdekur në spital, në veri të Mitrovicës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Mitrovicë-Leposaviç, përkatësisht afër fshatit Ballaban të Komunës së Zveqanit.

Në momentin e sulmit në automjetine EULEX-it, kanë qenë tre doganierë ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Kosovapress edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, por pa dhënë detaje të tjera

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›