E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrush Kuteli Presidentie nderonme Nderi i Kombit

TIRANEuml- Presidenti i Republikes Bamir Topi dekoroi sot ne mesdite me Urdhrin Nderi i Kombit shkrimtarin dhe perkthyesin e letersise moderne shqipe Dhimiter Paskon pas vdekjes.
Ne ceremonine zyrtare te dhenies se Urdhrit me te larte shteteror qene te pranishem nje sere personalitetesh te letrave shqipe si dhe perkthyes studiues dhe akademike te njohur te aferm miq dhe bashkekohes te shkrimtarit te mirenjohur pogradecar.
Pas ekzekutimit te himnit kombetar dhe leximit te dekretit presidencial Presidenti i Republikes i dorezoi Urdhrin e larte Pandeli Paskos djalit te shkrimtarit Pasko.
Presidenti Topi shprehu vleresimin dhe nderimin me te larte te shtetit shqiptar per personalitetin e shquar ne levrimin e artit poetik dhe modernitetin e prozes shqipe mjeshtrin e perkthimit te kryeveprave te letersise boterore ne gjuhen shqipe kritikun me stil dhe kendveshtrim origjinal ne trajtimin e shume dukurive letrare.
Ne emer te familjareve Pandeli Pasko biri i shkrimtarit qe krijoi prozen realiste origjinale te fuqishme e me fantazi te jashtezakonshme perpos mirenjohjes se thelle per dhenien e Urdhrit Nderi i Kombit shtoi se kjo i dha fund odisese se dekorimit te Kutelit cfare eshte deshiruar shume nga populli dhe sidomos nga intelektualet e Pogradecit te Tiranes dhe te gjithe Shqiperise.
Me gjithe fjetjen e fjaleve te pathena ne savanen e harrimit qe gjema e diktatures i hodhi ne shpine ne burgje e ne keneten e Maliqit Kuteli arriti te mbijetoje jo vecse fizikisht por edhe me artin e tij. Qendroi e nuk thuri lavde per regjimin por fjale te embel shqipe tha nder te tjera Pandeli Pasko.
Shkrimtari Nasho Jorgaqi duke vleresuar rolin e Dhimiter Pasko Mitrush Kuteli pas ceremonise ne Presidence u shpreh ne se Dekorimi i Kutelit sot me Urdhrin e larte Nderi i Kombit eshte nje ngjarje e shenuar per letersine dhe kulturen shqiptare por dhe nje nderim i vonuar. Nje nderim i vonuar pasi Kuteli per ato merita te medha qe ka kete nderim e meritonte me pare.
Jorgaqi vijoi me tej se me mire vone se kurre e tashme jemi para ketij fakti qe Kuteli mori ate merite qe i takon per ato vlera te medha qe ka ne kulturen shqiptare.

Biografi

Dhimiter Pasko u njoh kryesisht me pseudonimin letrar Mitrush Kuteli. Lindi me 13 shtator 1907 ne Pogradec e nderroi jete me 4 maj te vitit 1967 ne Tirane.
Studimet e mesme i kreu ne Selanik kurse Universitetin e perfundoi ne Bukuresht te Rumanise ku edhe me 1934 mori titullin Doktor i shkencave ekonomike.
Me 1942 u kthye ne atdhe. Punoi fillimisht si ekonomist e me vone derisa nderroi jete si perkthyes e shkrimtar.
Si njohes i thelle i letersise boterore Kuteli arriti te krijoje nje proze realiste origjinale te fuqishme e plot fantazi.
Rreth dyzet vite pas vdekjes me 27 shtator 2002 me dekretin nr. 3478 me propozimin e Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve u dekorua nga Presidenti i Shqiperise me Urdhrin Mjeshter i Madh i Punes.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›