E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moikom Zeqo me Kuajt e Swiftit

Shpesh te mbash kryqin e polihedrizmit nuk eshte aq e thjeshte sa mund te duket...duhet ti japesh peshen e duhur pasioneve qe flene dhe shperthejne brenda teje....por duket se shkrimtaria studimiproza dhe poezia tek Moikom Zeqo qe te gjitha shkrihen ne pikture. Ndonese nuk njihet si piktor ai vizaton ne pastel por edhe ne tekniken e vajit qe prej viteve 70. pikerisht mbi kete pasion por pa anashkaluar te tjeret ai ka celur nje ekspozite personale vetem me pastele qe mban titullin jo rastesor Kuajt e Swiftit.

Ka nje ndarje institucionale midis arteve po ne teresi mund te thuhet qe ka nje koncept sinkretik per artet. Nje njeri qe merret me letersi ose studime nuk eshte i huaj dhe per artin me shqisor qe eshte piktura. Ne gjithe krijimtarine time ka qene e pranishme piktura qofte dhe ne poezi dhe proze sepse shpesh ana vizuale mund te metamorfizohet ne fjale po mund te jete konkrete ne pikture tha Moikom Zeqo artist.

Zeqo i cili eshte marre me arkeologji me art mesjetar por edhe me art futurist ia dedikon motivin e kuajve pikerisht Jonathan Swiftit dhe librin te tij Udhetimet e Guliverit nje veper qe ai por edhe kuratori i ekspozites Krenar Zejno e vleresojne si nje nga me emblematiket e njerezimit.

Kjo ka te beje me nje motiv qe kam pasur ne ndergjegjen time nga libri i Jonathan Swiftit Udhetimet e Guliverit tha Zeqo. Nuk ishte embleme me te sigurte se sa kuajt e Swiftit sepse gjithe arti modern eshte nen pushtetin e nje parabole te madhe qe eshte ajo qe quhet parabola linguistike e Swiftit u shpreh kuratori Krenar Zejno.

Ndersa pastelet e tij kane nje natyre shume mistike te ngjashme me pikturat murale te lashtesise Zeqo nje autodidakt i persosur ne fushen e piktures rrefen se ky pasion ka lindur nga studimi i9 librave te shumte mbi artin boteror dhe ate shqiptar. Ai eshte edhe autor i Historise se Artit per shkollat e mesme dhe tri librave per ikonografin e njohur shqiptar Onufri Onufri mes Laokontit dhe Krishtit si dhe Bota e krijuar nga Onufri.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›