Mitt Romney i kthehet zanatit të vjetër

Ish-kandidati presidencial republikan Mit Romney i është kthyer sërish hotelierisë dhe se ai është zgjedhur në bordin drejtues të kompanisë së mirënjohur “Marriott International”.
Ky është punësimi i ri i Romney, pasi që humbi zgjedhjet presidenciale të nëntorit përballë kundërkandidatit demokrat dhe presidentit aktual, Barak Obama.
Romney ka qenë në bordin drejtues të kompanisë “Marriott” dy herë me radhë nga viti 1993 – 2002 si dhe në periudhën 2009 – 2011, para se të niste fushatën për president, raporton ina.
Ai deri tani i është shmangur opinionit dhe mediave, ndërsa kohën më të madhe e ka kaluar në shtëpinë familjare në Kalifornia.
Romney është i afërt me dinastinë Marriott, e cila disponon me rrjetin e hoteleve nëpër botë dhe SHBA që mbajnë të njejtin emër./Indeksonline/