Mjaft Shkeljet e deputeteve

E shtune 19 Maj 2012 1841
KUVENDI I SHQIPERISELevizja Mjaft ka publikuar raportin e monitorimit te Kuvendit per periudhen mars- prill te ketij viti. Shqetesimi kryesor qe veren kjo levizje eshte mungesa e etikes parlamentare duke u ndalur tek deklaratat ne parlament te kreut te mazhorances dhe kryeministrit te vendit Sali Berisha se do riperserise 21 janarin. Mjaft shqetesuese per kete periudhe monitorimi rezulton te jete mungesa e etikes parlamentare si dhe dhunim ne mbi nente raste i Rregullores se Kuvendit te Shqiperise.
Konkretisht deputeti i pare i Republikes se Shqiperise te cilit elektorati i ka besuar organizimin dhe drejtimin e vendit jashte cdo norme te etikes parlamentare kercenon deputetet e opozites per riperseritje te tragjedise se 21 janarit ku 4 qytetare shqiptar humben jeten Ekipi i Mjaft ka arritur te kape dy deputete socialiste duke votuar per koleget qe mungonin ne salle. Ne seancen plenare te dates 1 mars 2012 gjate procesit te votimit te nismes ligjore deputetet e grupit parlamentar te Partise Socialiste z. Artan Gaci dhe znj. Luiza Xhuvani kane votuar per vete dhe kolegun ne krah ne kundershtim me Rregulloren e Kuvendit te Shqiperise dhe konkretisht nenin 57 ku percaktohet se votimi eshte vetjak dhe se e drejta e votes nuk delegohet. Gjate kesaj seance plenare deputetet kane votuar projektligjin Per nje ndryshim ne ligjin nr. 9180 date 05.02.2004 Per statistikat zyrtare Po ashtu problem tjeter i evidentuar ne raport jane mungesat e deputeteve te cilet megjithate e marrin pagen sepse regjistrohen sikur ishin te pranishem nderkohe nuk jane aty.
Komente
Facebook