E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjaft, protestë para kryeministrisë për batutën e Berluskonit

Tiranë, 17 shkurt, NOA - Aktivistë të lëvizjes Mjaft, organizuan sot një mini proteste para kryeministrisë, ku kërkuan ti dorëzonin Kryeministrit Sali Berisha një dhuratë për homologun, Silvio Berluskoni. Protesta ishte reagim për batutën e Berluskonit për vajza të bukura shqiptare.

Ne nuk kemi vajza të bukura për ti dhënë Z. Berluskoni, ndaj i kërkojmë Kryeministrit tonë që bashkë me homologun e tij italian të ndajnë bashkë këtë dhuratë domethënëse, e cila i shkon më së miri për shtat shijeve të kryeministrit fqinj, tha Aldo Merkoçi

Drejtuesit e lëvizjes mbanin një baner ku shkurhej: Dhuratë për forcimin e marrëdhënieve Sali-Silvio, duke ekspozuar para tij një kukull që fryhet (blow doll), nga ato disponueshme në sex-shops.

xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›