Rama: Përballja mes popullit dhe qeverisë është e pashmangshme

Nuk pranojmë imponimin e një padrejtësie. Gjykata e ka thënë atë që duhet. Jemi në kërkim të hetimit për të bërë transparencën, ka thënë kreu i PS-së.
Ai ka theksuar dhe një herë se PS-ja kërkon hetim pa kufizim me një shumicë të pakontrolluar. Nuk ka hetim të zgjedhjeve pa hetim të kutive. Do të hetohet gjithçka por duhet vullnet politik i përbashkët. Ky është interesi i vendit, u shpreh Rama.
Por veç dakordësisë për dialog, kreu i PS-së nga Elbasani nuk ka harruar të përmend dhe presionin.
Hetimi do të provoj nëse analiza jonë është e drejtë. Dua të uroj që Berisha ta zgjidh këtë nyje, për aq sa e ka na dorë. Në të kundërt populli do të reagojë. Ballafaqimi mes popullit dhe pushteti do të bëhet i pashmangshëm nëse kriza nuk zgjidhet. Por krizën nuk e zgjidh kthimi në Parlament pa kushte, është shprehur Rama.
xh/NOA