Mjaft reagon pas gjobes se tatim-taksave

Lëvizja “Mjaft” ka reaguar pas gjobës prej 1 milion lekësh të vendosur nga tatim-taksat.
“Denoncojmë aktin politik të qeverisë. Grupi i inspektimit ka shkelur të gjitha afatet kohore dhe sulmi lidhet direkt me aktivitetin e organizatës”, është shprehur “Mjaft”.
“Kontrolli i tatimeve është një sulm politik ndaj shoqërisë civile”, theksoi lëvizja.