E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjafton goli i Salës, Flamurtari mposht Besëlidhjen dhe i afrohet kreut

Flamurtari nuk gabon në shtëpi, mposht 1-0 Besëlidhjen dhe ngjitet në kuotën e 12 pikëve në klasifikim, për momentin në vendin e dytë në renditjen e Kategorisë së Parë.

Një gol i shënuar nga Sala që në minutën e 8-të ka vulosur fatin e sfidës, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Vlonjatët menaxhojnë avantazhin dhe marrin tre pikë të çmuara në Vlorë, duke koleksionuar fitoren e tretë radhazi në kampionat.

Kuqezinjtë përfitojnë edhe nga barazimi mes Bylisit dhe Pogradecit dhe aktualisht janë vetëm 1 pikë larg kreut të renditjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›