SHBA-Iran / Kryediplomati francez paralajmëron nga Stambolli: Përshkallëzimi i ri nuk sjell fitues. Do godasë çmimet e energjisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Noël Barrot, ka lëshuar një paralajmërim të fortë lidhur me pasojat negative të çdo përshkallëzimi të ri të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.
Deklaratat e tij u bënë gjatë punimeve të samitit diplomatik në Stamboll, ku diplomatë të lartë nga Europa dhe Lindja e Mesme janë mbledhur për bisedime sigurie mbi Ngushticën e Hormuzit dhe krizat rajonale.
Gjatë fjalës së tij, shefi i diplomacisë franceze theksoi se një përshkallëzim i ri mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara nuk do të linte asnjë fitues dhe do të kishte pasoja shumë të rënda për çmimet e hidrokarbureve në tregjet ndërkombëtare.
Takimi në Turqi vjen në një moment kritik ku vendet europiane dhe ato të rajonit po përpiqen të garantojnë sigurinë e rrugëve detare të transportit të naftës dhe të parandalojnë një goditje të re ekonomike globale.
/rtsh.al/